Emisari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak dhe Gabriel Escobar, emisar i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor do të vizitojnë sërish Kosovën.
Sipas Radio Evropa e Lirë, Escobar dhe Lajçak, do të zbarkojnë në Kosovë me datën 20 të këtij muaji.
Pikë kyçe e këtij udhëtimi është bashkërendimi i mëtutjeshëm i palëve për ta vazhduar dialogun në Bruksel, përcjell Klankosova.tv
Pas Kosovës, ata do ta vizitojnë edhe Serbinë, shkruan REL.
Kujtojmë se Lajçak dhe Escobar, me datën 9 të po këtij muaji u takuan me ambasadorët e shteteve të NATO-s, me ç’rast diskutuan për situatën e sigurisë në Kosovë dhe rrugëtimin në vijim.