Lajçak: BE dhe SHBA ndajnë të njëjtat interesa për Ballkanin Perëndimor

E publikuar: 15/10/2020 08:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përfaqësuesi i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar edhe me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett.

Lajçak derisa ka njoftuar për takimin me Kosnett thotë se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ndajnë të njëjtat interesa për Ballkanin Perëndimor.

Tutje ai shkruan se BE dhe SHBA duan të shohin përparimin rajonin në mënyrë që ketë perspektivë evropiane.

Takimin e Kosnett me Lajçak e ka bërë të ditur ky i fundit në teitter.

“Kam pasur një diskutim shumë të mirë me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip Kosnett. Bashkimi Evropian dhe SHBA ndajnë të njëjtat interesa në Ballkanin Perëndimor. Ne duam të shohim përparimin e rajonit dhe të kemi një perspektivë evropiane reale dhe të qartë”, ka shkruar Lajçak.

Ndërsa, Lajçak po qëndron në një vizitë tre ditore në Kosovë ku fillimisht është takuar me kryeministrin e vendit, Avdullah Hoti, kryeparlamentaren Vjosa Osmani e më pas edhe me presidentin Hashim Thaci. Po ashtu ai ka takuar edhe përfaqësuesit e partive politike në vend.

Kjo vizitë vjen në kohën kur tema e Asociacionit të Komunave Serbe ka bllokuar dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, ku kjo e fundit insiston që të diskutohet kjo temë ndërkohë Kosova vazhdon të refuzojë hapjen e saj.