Lahm: Rezultati nuk ishte i drejtë

E publikuar: 07/05/2015 12:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kapiteni i Bayern Munchen, Philipp Lahm thotë se ai ndjen keqardhje për humbjen e djeshme nga Barcelona në gjysmë-finalen e Ligës së Kampionëve.

Bavarezët u mposhtën nga Barcelona me rezultat të thellë prej 3-0, ndërsa Lahm është shprehur i zhgënjyer me humbjen. ”Rezultati nuk ishte i drejtë. Ne e dominuam ndeshjen për një periudhë të gjatë kohore dhe pastaj e lejuam Barcelonën që të shënoj tre gola nga kundër-sulmet”. ”Ne kishim shanset tona, ata kishin shanset e tyre. Por, ne e bëmë punën më të lehtë për ta. Nuk duhej që të humbisnim me këtë rezultat”, tha Lahm për ZDF./veqsport.com/