Lady Gaga pohon sëmundjen e veçantë…

20.04.2015 23:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Lady Gaga pohon sëmundjen e veçantë…

Këngëtarja e njohur botërisht për suksesin e saj në botën e muzikës ka marrë përgjigje pozitive për testin për sëmundjen e lupusit. Këtë sëmundje, Lady Gaga e ka të trashëguar, pasi tezja e saj vdiq nga lupusi në moshën 19-vjeçare.

“Duhet të kujdesem shumë, pasi lupusi në familjen time është gjenetike. Nuk kam shenja të kësaj sëmundjeje, por fakti që testi doli pozitiv, më bën të tregoj më shumë kujdes”, tha këngëtarja për mediet.

Ajo e ka pranuar për herë të parë se vuan nga lupusi në emisionin e Larry King.

Lupus është një sëmundje kronike inflamatore, në të cilën sistemi imunitar i trupit sulmon organet dhe indet. Inflamacioni i shkaktuar nga lupusi mund të ndikojë në sisteme të ndryshme të trupit duke përfshirë lëkurën, veshkat, qelizat e gjakut, trurin, zemrën dhe mushkëritë. Lupusi prek veshkat dhe është një çrregullim serioz, pasi mund të ketë një ndikim të thellë në jetën e njerëzve.

Ai mund të jetë e vështirë për t’u diagnostikuar, sepse shenjat dhe siptomat e tij shpesh janë të ngjashme me ato të sëmundjeve të tjera. Shenja më e dallueshme e lupusit është skuqja e lëkurës, që ngjan me krahët e një fluture. Një në pesë femra rezultojnë pozitive për antitrupat e lidhura me lupusin, por vetëm 10 për qind e tyre diagnostikohen me këtë sëmundje. Duke zbuluar më tepër gjëra për veshkat, mund të kuptohet edhe zanafilla dhe mënyra sesi zhvillohet sëmundja.

Të tjerë të famshëm me lupus

Michael Jackson

Megjithëse nuk është konfirmuar zyrtarisht, shumë të dhëna mbështesin idenë se Michael Jackson vuante nga lupusi. Kjo mund të shpjegojë pse ai e shmangte diellin dhe pse përdorte drogë. Shpesh, ata që vuajnë nga lupusi vdesin në të 40-at ose të 50-at nga atake të papritura kardiake.

Selena Gomez

Raportimet e para filluan vitin e shkuar, por këngëtarja nuk i konfirmoi zërat. Disa muaj më vonë, gjyshi i saj, Ricardo Gomez Sr. rrëfeu në një intervistë se mbesa e tij 21-vjeçare vuan nga Lupsui “dhe po ia del mbanë” me trajtimin. Sipas tij, ajo u diagnostikua disa vite më parë.

Flannery O’Connor

Flannery O’Connor, një romanciere e famshme amerikane, e njohur për tregimet e shkurtra dhe esetë, u diagnostikua me lupus kur ishte 26 vjeç. Edhe babai i saj u torturua nga kjo sëmundje e trashëgueshme dhe vdiq kur Flannery ishte vetëm 15 vjeç. Pavarësisht vuajtjeve, ajo arriti të përfundonte dy romane dhe disa tregime të shkurtra. U nda nga jeta në moshën 39-vjeçare për shkak të komplikacioneve të sëmundjes.

Toni Braxton

Toni Braxton, këngëtarja e njohur e rrymës R&B ka treguar se ka luftuar me lupusin, si dhe ka punuar për rritjen e ndërgjegjësimit në një takim ndërkombëtar për këtë sëmundje. Ajo e bëri publik lajmin kur mori një çmim për Gratë e Suksesshme. Po ashtu, Braxton ka performuar në Ballon Portokalli për të ndihmuar në mbledhjen e fondeve dhe rritjen e ndërgjegjësimit për Lupusin.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


BBVK 5 nis të zbulojë surprizat, Alaudin Hamiti jep detajin e parë për kastin

BBVK 5 nis të zbulojë surprizat, Alaudin Hamiti jep detajin e parë për kastin

Muzikë, energji dhe emocione: “Sunny Hill” mbyll një tjetër edicion historik

Muzikë, energji dhe emocione: “Sunny Hill” mbyll një tjetër edicion historik

Sunny Hill Festival publikon agjendën zyrtare për edicionin 2026

Sunny Hill Festival publikon agjendën zyrtare për edicionin 2026

Moment i veçantë në koncertin e Yll Limanit, Sinan Vllasaliu interpreton me të “Ditë e natë”

Moment i veçantë në koncertin e Yll Limanit, Sinan Vllasaliu interpreton me të “Ditë e natë”

Nga edicioni i parë deri te rikthimi i fundit, performancat e Dua Lipës në Sunny Hill Festival

Nga edicioni i parë deri te rikthimi i fundit, performancat e Dua Lipës në Sunny Hill Festival

Era Istrefi “flakë” në duetin e ri me Ledri Vulën- “Veç ti” merr vëmendjen

Era Istrefi “flakë” në duetin e ri me Ledri Vulën- “Veç ti” merr vëmendjen

Vetëm dy javë na ndajnë nga ‘Sunny Hill Festival 2026’, nis numërimi mbrapsht për spektaklin më të madh muzikor në Kosovë

Vetëm dy javë na ndajnë nga ‘Sunny Hill Festival 2026’, nis numërimi mbrapsht për spektaklin më të madh muzikor në Kosovë

E dashura e Romeo Beckham vjen në Sunny Hill Festival si DJ

E dashura e Romeo Beckham vjen në Sunny Hill Festival si DJ

“Coachella” e Ballkanit: Si festivali “Sunny Hill” e vendosi Kosovën në hartën globale të udhëtimit

“Coachella” e Ballkanit: Si festivali “Sunny Hill” e vendosi Kosovën në hartën globale të udhëtimit

Bebe Rexha kërkon nga fansat që ta ndalin krahasimi në mes grave

Bebe Rexha kërkon nga fansat që ta ndalin krahasimi në mes grave

“Kemi luftuar ta ruajmë gjuhën”, Bebe Rexha mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Shkup

“Kemi luftuar ta ruajmë gjuhën”, Bebe Rexha mbështet protestën e studentëve shqiptarë në Shkup

Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Hekuran Krasniqi vjen me projektin familjar “Tokë Shqiptare”

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Unikkatil me këngën më të re kushtuar vëllait të tij të ndjerë

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Gjykim në Austri ndaj të akuzuarit për planifikim sulmi në koncertin e Taylor Swift

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Të shtënat në eventin e Trump, Bleona publikon pamjet nga mbrëmja dramatike

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival

Adam Port dhe Rampa shpallen artistët e parë të Sunny Hill Festival