Lady Diana vdiq në nëj aksident në Paris, gati njëzet vjet më parë, por ajo mbetet edhe sot shumë e pranishme në mendiat britanike. Colin Tebbutt, një nga shoferët e saj më besnikë, tregoi për “The Sun” natën e 31 gushtit 1997, gjatë së cilës Princesha Diana vdiq në një aksident të tmerrshëm në Paris. Dhe shoferi dha detaje makabre për atë natë …
“Pas aksidentit atë nuk e cuan në një morg, po në një dhomë spitalore, ku trupin e saj e mbuluan me shumë batanije. Shumë njerëz të panjohur vinin e shkonin dhe gjëja e parë që bëra ishte që të ndaloja njerëzit që vinin të mos përkuleshin mbi trupin e saj”. Por kush ishin këta individë të panjohur, të rëndësishëm që vinin të verifikonin trupin e vdekur të Dianës? Colin Tebbutt nuk jep emra:
“Njerëzit ishin anëtarë të qeverisë, nuk e dija se kush ishin … Ata nuk thanë asgjë, vetëm se u përkulën, e shikonin dhe pastaj iknin”. Ai shton: “E dija pse ata vinin atje, por nuk mundja t’i ndaloja të vinin”. Shoferi, megjithatë arriti të njohë një figurë politike, Presidentin e Republikës të asaj kohe në Francë, Jacques Chirac.
Edhe ai erdhi vetë për të parë trupin e pajetë të Dianës. Edhe pas disa orëve, më vonë, kishte pak njerëz kuriozë që ngjiteshin në muret e dritareve për të parë trupin e Princeshës: “Pashë njerëz që ngjiteshin nëpër muret, ata ishin pak më larg. Dritaret nuk kishin perde, prandaj kërkova disa batanije dhe i vara në dritare që të mos shikohej nga jashtë”.
Kjo është një pjesë e rrëfimit të shoferit, për aksidentin e 31 gushtit që i mori jetën Princeshës Diana të Britanisë së Madhe. Mbi Princeshen Diana, se fundi u realizua edhe nje tjeter film biografik, per te vertetat e nates se 31 gushtit 1997.


















