Lacazette kalon Arsenali në epërsi ndaj WBA-së (Video)

E publikuar: 25/09/2017 21:29
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Arsenali ka gjetur golin e parë në ndeshje ndaj West Bromwich Albionit.

Është sulmuesi francez, Alexandre Lacazette, i cili ka shënuar nga afërsia për epërsinë 1-0.

Goli i Lacazettes erdhi në minutën e 20 pas një top të kthyer nga transversalja.

Ishte Alexis Sanchez, i cili goditi transversalen nga një goditje dënimi.

Ndryshe, ky ishte goli i tretë sezon për francezin në Ligën Premier. /Telegrafi/