Labinot Tahiri pastron rrugët me traktor

E publikuar: 07/01/2017 19:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Labinot Tahiri gjithmonë është i gatshëm të ndihmojë kur qytetarët kanë nevojë për këtë gjë.

Ai ka publikuar video dhe fotografi në rrjetet sociale duke treguar për punën e bërë.“Foto gjatë angazhimit të kësaj dite! Në disa fshatra kemi pastruar rrugët”, ka shkruar Labi pranë një fotografie ku ka pozuar para traktorit, ndërsa e ka quajtur edhe si ‘foto e ditës’.

“Krenarë me traktorin. Na i ka hapur rrugët si loçkë. Vazhdojmë nesër veç me punë e përkushtim”, ka shkruar këngëtari në një postim tjetër.