Në pranverë të vitit 2017, la punën si stiliste për një kompani dizenjimi dhe nisi të krijojë fshesa tradicionale për t’i shitur.
Erin Rous, përveçse stiliste, ka ndjekur dhe një kurs fshesabërësish në New Hampshire të Amerikës, dhe tani që i prodhon vetë, i shet nga 80 dollarë një fshesë dore, e deri në 200 dollarë ato me shkop.
Fshesa me detaje më të imëta dekorimi, si mbulesa “fund me pala”, arrijnë deri në 400 dollarë, përcjell tch.
Erina mund t’i bëjë fshesat për dy orë, por seleksionimi i fijeve të melit në mënyrë të përsosur, një e nga një, mund t’i marrë edhe 3-4 ditë.
Nëse fshesa do të jetë e lyer me bojë, atëherë procesi i punës kërkon edhe më shumë kohë.