La Liga po bënë të gjitha përgatitjet që të rinis sezonin nga aty ku ka mbetur.
Liga spanjolle u suspendua në mesin e muajit mars shkaku i coronavirusit që kaploi të gjithë vendin.
Por pas më shumë se dy muajsh karantinimi, klubet nga La Liga po rikthehen në stërvitje dhe të fillojnë pjesën e mbetur të sezonit nga fundi i muajit maj.
(Photo by Aitor Alcalde/Getty Images/Guliver)
Në mediat spanjolle u raportuar se lojtarët refuzojnë të rikthehen të luajnë futboll, pasi nuk janë të sigurt.
Mirëpo La Liga do t’i garantojë ata duke u bërë analizat e gjakut pas çdo takimi dhe nuk do të lejohen kontakte me personat e jashtëm të klubeve.