La Gjermaninë për Kosovën, Brestovci emërohet zëvendësministër i punëve të jashtme

E publikuar: 17/06/2020 12:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nisma Socialdemokrate, në mbledhjen e Kryesisë me shumicë votash ka votuar që Bekim Brestovci të propozohet për zëvendësministër të Punëve të Jashtme të Kosovës. Ministri kjo e cila drejtohet nga Meliza Haradinaj-Stublla e AAK-së.

Lajmin e ka konfirmuar për Agjencinë e lajmeve KosovaPost, vetë Bekim Brestovci.

“Në mbledhjen e Kryesisë në partinë tonë Nisma Socialdemokrate për mua të jem zëvendësministër në Ministrinë̈ e Punëve të Jashtme dhe Diasporës. Pritet që së shpejti të bëhet emërimi zyrtar nga ana e kryeministrit Hoti”, ka deklaruar Brestovci.