Ajo është miliarderja më e re në botë.
Kylie Jenner gjen gjithmonë një mënyrë të re për të tërhequr vëmendje, e këtë e bëri edhe së fundi.
20 vjeçarja ka uruar motrën e saj Khloe Kardashian, e cila sot ka festuar ditëlindjen e 35-të.
Ylli televiziv këtë e bëri në një mënyrë mjaft të veçantë dhe padyshim seksi derisa ndodhej në një ambient tropikal.
E veshur në bikini, Kylie dukej joshëse teksa ka zgjedhur fjalët më të bukura për motrën e saj.
“Ti i ndriçon jetët tona, ti je më e mira, të dua shumë”, dëgjohet të thotë Kylie.
Khloe gjatë ditës ka marrë urime të shumta duke përfshirë e motrat tjera Kim, Khloe, Kourtney./Indeksonline/