Ashtu sikurse shumë nëna u flasin bebeve të tyre të pa lindura, edhe disa lloj zogjsh u këndojnë vezëve të tyre para se të çelin.
Shkencëtarët mendojnë se arsyeja është për t’i përgatitur ata në “botën e re” ku do të dalin.
Studimi është publikuar në revistën “Science”, e cila ka shqyrtuar një zakon të veçantë të zogut “zebra finches”, e cila u këndon vezëve para se ato të çelin.
Ata u këndojnë vezëve veçanërisht kur moti është i nxehtë (mbi 27 gradë) dhe kur periudha e fundit të ngrohjes së tyre është afër.


















