Ky do të jetë zëvendësues i Neymarit në ndeshjen ndaj Realit

E publikuar: 27/02/2018 23:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

​Trajnerit Unai Emery i duhet të luajë pa sulmuesin Neymar në ndeshjen ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve
Lëndimi i Neymar ka komplikuar gjërat për PSG-në, që të martën do të ketë ndeshjen e kthimit nga Real Madridit.

Francezëve u duhet një fitore më me shumë se sa dy gola pas humbjes 3:1 në Santiago Bernabeu.

Sipas L’Equipe, në vend të Neymar të lënduar, në ndeshjen kundër Spanjollëve nga fillimi pritet të luajë ish-lojtari i kësaj skuadre, Angel Di Maria.

Argjentinasi për një vend në formacionin e parë i duhet të konkurrojë me gjermanin Julian Draxler, që po ashtu është i gatshëm për lojë. /Express/