Në pamje të parë nuk duket fare, por ky spiker është thjesht imazhi i spikeri të vërtetë të lajmeve, i cili tani vihet në lëvizje falë inteligjencës artificiale.
Gazetarët tani mund të shkruajnë tekstin në anglisht, kompjuteri përdor zërin e folësit origjinal dhe pamjen e tij për të riprodhuar lëvizjen e buzëve, me saktësi të frikshme, dhe leximin e tekstit e bën me zë pothuajse të padallueshëm nga origjinali.
Spikeri është realizuar nga agjencia kineze e lajmeve “Xinhua”, dhe u paraqit në panairin e zhvillimeve me internetin, të mbajtur në Kinë. /tch/