Republikës së Kosovës sapo i është shtuar edhe një njohje.
Është shteti i Madagascarit që e ka njohur pavarësinë e shtetit të Kosovës.
Lajmin e kanë të ditur për Gazeta Blic nga kabineti i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli.
Mësohet se Pacollit i është konfirmuar personalisht kjo njohje e Kosovës.
Ndryshe, njohja nga Madagaskari është e 115, raporton Gazeta Blic.
Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë Behgjet Pacolli, përmes një postimi në rrjetet sociale.


















