Ky raportohet të jetë personi që mbeti i vrarë nga arma e zjarrit në Prishtinë

E publikuar: 26/03/2024 23:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një person ka humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në rrugën “Jeronim de Rada” mbrëmjen e së martës.

Siç raportohet, viktima është Egzon Haziri i moshës përreth 30-vjeç.

Lidhur me rastin, janë deklaruar Policia e Kosovës.

“Rreth orës 21:15, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “Jeronim De Rada” në Prishtinë. Me të marrë informatën, policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para është bërë e ditur se për pasojë dy persona kanë marrë plagë nga arma e zjarrit ku fatkeqësisht njëri nga ta ka ndërruar jetë.” – ka thënë zëdhënësi e Policisë për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

“Ndërkohë që e plagosura është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor, policia po vijon punën e saj me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin e të dyshuarve të implikuar në rast, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”