Trajneri i Shqipërisë, Gianni De Biasi, tashmë e ka në kokë formacionin e tij ideal për sfidën kundër Armenisë, raportojnë mediat në Shqipëri.
Përzgjedhësi i Shqipërisë, Giani de Biasi ka disa mungesa në ndeshjen kundër Armenisë, por nuk pritet të ndryshojë formacionin e tij nga ndeshjet e fundit. Ndonëse ka presion për inkuadrimin e sulmuesit në formë Shkelzen Gashi, de Biasi përsëri nuk pritet të luaj nga fillimi me sulmuesin e Baselit. Ky është formacioni i mundshëm për sfidën e sotme që nisë në orën 18:00./veqsport.com/
Formacioni: Berisha, Hysaj, Cana, Mavraj, Agolli, Xhaka, Kukeli, Abrashi, Lenjani, Roshi, Bala