Ernesto Valverde nuk do të jetë trajner i ri i Real Madridit.
Ai ka nënshkruar kontratë të re me Athletic Bilbaon deri në vitin 2017, ka njoftuar klubi bask, përcjell “Lajmi.net”.
Valverde ishte përmendur si objektiv i “Los Blancos” për pasardhës të Zinedine Zidane.
Por, ai ka konfirmuar të ardhmen e tij në Bilbao.
“Jam shumë i lumtur që do ta vazhdoj këtë aventurë. E falënderoj klubin për besimin”, deklaroi ai për faqen zyrtare të Athletic Bilbaos.