Një spital në Ukrainë është “dekoruar” me një mural me ngjyrat e flamurit të Kosovës.
Bëhet fjalë për spitalin ushtarak të Zaporizhias, në murin e të cilit kanë zënë vend ngjyrat e flamurit me mbishkrimin “Kosova e mbështet Ukrainën”.
Ky mural vjen në shenjë falënderimi për ndihmat që shoqëria civile në Kosovë i ka dërguar Ukrainës.