Kryesore

Ky ishte misioni i gazetarëve rusë të arrestuar në Kosovë! (Foto)

16.09.2016 13:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ky ishte misioni i gazetarëve rusë të arrestuar në Kosovë! (Foto)

Në orët e pasdites së djeshme, Policia e Kosovës ka arrestuar në Hoçë të Madhe dy gazetarë nga Rusia, Oksana Sazonova dhe Sergej Belous, të cilët ishin nën shoqërimin e ish-kryetarit të komunës së Shtërpcës, Zvonko Mihajlloviq.

Arrestimin e tyre e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Ai i ka thënë KosovaPress-it se dje rreth orës 18:30, në Rahovec, nga Policia e Kosovës janë ndaluar për verifikim dy shtetas të huaj, të cilët dyshohen se kanë kaluar kufirin në mënyrë ilegale.

 “Autoritetet e Policisë Kufitare të Republikës së Kosovës janë duke trajtuar rastin, përderisa personat e ndaluar janë duke u mbajtur në qendrën për të huaj deri në vendimin e ardhshëm apo largimin e tyre nga Kosova. Të gjitha vendimet e mëtejmë do të ndërmerren konform ligjeve të aplikueshme në fuqi”, ka thënë ai.Indeksonline mëson se Oksana Sazonova dhe Sergej Belous ka disa ditë që janë futur ilegalisht në territorin e Kosovës.

Dy gazetarët, mision nga Rusia kishin që të merreshin me çështjet e Ballkanit si dhe hapësirë të veçantë t’i jepet Republikës së Kosovës.

Së fundmi, ata ishin në Komunën e Shtërpcës ku edhe kanë ndjekur së afërmi mësimet që zhvillojnë minoriteti serbë në Kosovë.

 Ata kanë raportuar për gjuhen ruse që mësohet nga klasat e 6-ta në fshatin Gotovusha të Shtërpcës.

Ndryshe, siç shkruan Indeksonline, Belous në Kosovë ishte edhe para 4 vitesh, respektivisht me 11 mars të vitit 2012.

Ai ka qëndruar për disa ditë në veri të Mitrovicës ku edhe ka raportuar për gjendjen e serbëve në atë pjesë.

Oksana Sazonova

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com

Serbia dhe Gjeorgjia nuk janë miqtë tanë — Ata janë regjime autoritare që po kërkojnë afrimin me Trump-in

Skandali i radhës me naftëtarët: “Spahia Petrol” e Xhevat Spahisë kapet duke operuar pa leje, por nuk mbyllet

Tetë të lënduar në aksidentin zinxhiror në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihen gjashtë automjete

Aksident tragjik në Obiliq, vdesin shoferi dhe pasagjeri i një motoçiklete

Vuçiqi mbron Radoiçiqin, Prishtina kritikon drejtësinë serbe

Preteni: Në Kosovë nuk ka progres në luftën kundër korrupsionit, rezultatet janë zero

250 vjet shtet, Amerika feston Ditën e Pavarësisë

Zeka paralajmëron rrezikun e zhvendosjes së bizneseve: Pa reforma ekonomike, Kosova mund të humbë prodhuesit

Rizvanolli: Nuk jam marrë shumë me rastin e Martin Berishaj sepse ka ndodhur para qeverisjes tonë

Kurti promovon pullë postare për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së: Aleanca jonë do të vijojë të jetojë

AAB hap regjistrimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike, ofron bursë 30%

Spahija: Nuk na mbyllën fabrikën, pezullimin e prodhimit e vendosi bordi ynë deri në daljen e analizave

Daka: Është shumë e qartë se përsëri po shkojmë kah zgjedhjet

Ombudspersoni i Speciales pretendon se disa nga të paraburgosurit s’kanë pranuar ta takojnë: Paraburgimi me standarde

Dosja e Prokurorisë: Pronari i ‘Veda 2 Petrol’, Dashnim Miftari dyshohet si pjesë e grupit të organizuar kriminal – kontrabandë me naftë e pastrim parash

Fotografi, emra dhe gjurmë deri te Xhandarmëria: Kush lidhet me sigurimin e Vesellinoviqit dhe Radoiçiqit?