Ky fëmijë që bëri bujë në të gjitha mediat botërore, ndërron jetë në kampin gjerman (FOTO)

E publikuar: 09/05/2015 23:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ishte larguar nga Kosova për një jetë më të mirë në Gjermani. Familja nga Ferizaj ka humbur djalin e tyre dyvjeçar, Erisin, në një kamp të Gjermanisë.

Nëna e Erisit ka treguar për “Zërin” se ka tre muaj që kishte emigruar në Gjermani për një jetë më të mirë, por ajo thotë se tash i është kthyer jeta në ferr.

“Kushtet që kemi në kamp të Gjermanisë janë të tmerrshme. Djali im fillimisht ka pasur temperaturë, pastaj kishte edhe dhimbje të këmbëve, por e tërë kjo e çoi në vdekje djalin tim”, tregon me lot në sy, Arjeta.

Ajo tregon se për një javë rresht kishte kërkuar ndihmë në spital për djalin e saj, por ndihma mungonte nga mjekët gjermanë.

“Kur shkova në spital më thanë që djali e ka lijën e ujit, mandej më dhanë një krem për të lyer djalin, dhe më thanë i kalon. Djali im ka vdekur shkaku i moskujdesit të mjekëve, sepse për një javë rresht kam kërkuar ndihmë për djalin po nuk na kanë marrë parasysh”, rrëfen Arjeta.

Arjeta më tutje ka treguar se jeta në kampet e Gjermanisë është e tmerrshme. Ajo ka thënë se frikësohet edhe për fëmijët e tjerë që mund t’iu ndodh e njëjta gjë, sepse papastërtia është zero.

femia1