Ky është vendimi i plotë ku Gjykata pezulloi vendimin e ZRrE-së për tarifat e energjisë (DOKUMENT)

E publikuar: 09/04/2022 21:50
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim që të pezullohet vendimi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për tarifat e reja të energjisë.

Këtë vendim, Gjykata Themelore e mori pasi ndaj vendimin ishte Partia Demokratike e Kosovës ajo që e kishte iniciuar lëndën në gjykatë.

“SHTYHET ekzekutimi i vendimit nr.077/22 i datës 09.02.2022 i publikuar më datë 16.02.2022 i të paditurës Zyra e Rregullatorit për Energji me seli në Prishtinë, derisa gjykata të vendos me vendim përfundimtar gjyqësor përkitazi me padinë e paditëses”, thuhet në dokumentin e gjykatës të siguruar nga Klankosova.tv

Klan Kosova nuk arriti të marrë një përgjigje nga ky organ për zbatimin e verdiktit të gjykatës.