Ky është telefoni që përdorin terroristët e ISIS (Foto)

E publikuar: 22/03/2016 16:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga raporti i shërbimeve franceze mbi sulmin e 13 Nëntorit në Paris kanë dalë detaje të reja rreth mënyrave sesi operojnë anëtarët e ISIS. Ndër to, është edhe mënyra sesi komunikojnë me njëri – tjetrin, për të biseduar apo për të dërguar mesazhe personave që ndodhen jashtë vendit.

Në një shkrim të sajin, “Corriere Della Sera” shkruan se, ajo që bie në sy është se, terroristët e Bataclan, futen shumë rrallë në internet, ose të paktën e bëjnë një gjë të tillë fshehurazi, në mënyrë që të mos lenë gjurmë. Një dëshmitare e marrë peng në teatrin e Bataclan, për policinë franceze tregoi për një lap top jo të lidhur me internetin dhe në të cilin shfaqeshin kode të çuditshme.

E vështirë për të kuptuar se për çfarë sistemi transkiptime bëhet fjalë, por është e qartë se nuk janë rrjete tradicionale.

Edhe kur vjen puna tek zgjedhja e telefonit, terroristët e Shtetit Islamik, preferojnë ato me një përdorim.

Hetuesit kanë bërë të mundur gjetjen e dhjetra telefonave të vegjël ende në kuti.

Në kartat SIM, nuk ka thuajse asnjëlloj gjurme, përveçse disa pamje të Bataclan dhe ndonjë link.

Nga të njëjtat dëshmi rezulton se këta luftëtarë nuk janë aq të aftë në përdorimin e paisjeve teknologjike.

Siç mund të merret me mend, terroristët nuk përdorin telefona inteligjentë (smartphone), pasi telefonat e gjeneratës së fundit, duke qenë të lidhur me internetin, janë më të thjeshtë për t’u gjurmuar.

Telefoni i preferuar i luftëtarëve të ISIS është “Nokia 105”, produkt i Microsoft. Nuk ka asnjë aplikacion, nuk lidhet me internetin dhe as objektiv fotografik. Bateria zgjat shumë ndërsa tastiera është rezistente ndaj ujit dhe pluhurit. Dhe e fundit, çmimi është rreth 25 euro.

Ky telefon rezulton të jetë përdorur në disa shpërthime të ISIS.

iii_1458641885-1730073