Bota po përgatitet për kalimin në teknologjinë 5G ndërsa prodhuesit kanë filluar të sjellin telefonët e parë me rrjetin e gjeneratës së re.
Ata që nuk presin dot më shumë për teknologjinë tashmë mund të kenë telefonin e parë 5G dhe është prodhuar nga Ulefone.
Armor 6 është dizajnuar për ti rezistuar kushteve më ekstreme dhe vjen me certifikimin IP68/P69K.
Telefoni vjen me standardet ushtarake rezistencës ndaj pluhurit, përplasjeve, ujit dhe lagështirës.
Gjithashtu është i mbrojtur nga radioaktiviteti solar dhe temperaturat ekstreme.
Armor 6 nuk është thjeshtë një telefon i fortë por ka edhe një harduer potent. Ekrani FHD+ 6.2-inç me rezolucion 2246x1080p vjen me një notch.
Helio P60 është procesori në brendësi të telefonit shoqëruar me 6GB RAM dhe 128GB hapësirë.
Kamera e pasme ka dy lente prej 21 dhe 13-megapiksel. E gjitha kjo vihet në funksion nga një bateri masive prej 5,000 mAh.
Më shumë informacion rreth telefonit gjeni në faqen zyrtare. /PCWorld Albanian