Makina-aeroplan hibrid AirCar, e cila arrinë lartësi mbi 2.500 metra, dhe shpejtësi mbi 160km/h, e ka fituar certifikatën e parë të aftësisë ajrore nga Autorireti Sllovak i Transportit.
Certifikimi pasoi 70 orë testime fluturimi dhe më shumë se 200 ngritje dhe ulje, tha kompania.
“Certifikimi i AirCar hap derën për prodhimin masiv të makinave fluturuese shumë efikase”, tha krijuesi i kompanisë, Stefan Klein, duke shtuar se kjo e zyrtarizon aftësitë e kompanisë së tij për të ndryshuar formën e udhëtimeve.
Përmes deklaratave në BBC, po planifikohet edhe udhëtimi i parë me persona të tjerë, nga Londra në Paris. Kjo pritet të ndodh në të ardhmen e afërt.
Përndryshe, në qershor, makina fluturuese përfundoi një fluturim 35-minutash midis aeroporteve ndërkombëtare në Nitra dhe Bratislavë, Sllovaki.
AirCar, është i pajisur me motor BMW dhe punon me karburant të rregullt, dhe i duhen vetëm 2 minuta e 15 sekonda për t’u shndërruar në avion.
Kompani të tjera po krijojnë gjithashtu, automjete që mund të fluturojnë dhe të lëvizin në rrugë.
PAL-V Liberty me tre rrota, i cili fluturon si një xhirokopter, është i ligjshëm në rrugë në Evropë dhe punon drejt certifikimit të Agjencisë së Sigurisë së Aviacionit të Bashkimit Evropian.