Shqiptari më i afërt i Zoran Zaevit, Edmond Ademi, tashmë po e quan “kryeministër” udhëheqësin e LSDM’së.
Ademi, anëtar i Kryesisë së LSDM’së, ka publikuar një fotografi në faqen e tij në Facebook, ku ai shihet përkrah Zaevit.
“Me kryeministrin”, ka shkruar ai në legjendën e fotografisë, që është publikuar pasi LSDM ka shpallur fitoren në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura në Maqedoni. /Express/