Ky është shkaktari kryesor i fjalosjeve mes të martuarve

E publikuar: 15/06/2018 07:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Më shumë se gjysma e çifteve të martuara ia drejtojnë gishtin vjehërrisë si shkaktari kryesor i fjalosjeve të tyre, sipas një anketimi me 2,000 britanikë.

Kjo do të thotë se vjehrrit japin mendime të padëshiruara, nuk pajtohen me mënyrën si nipat dhe mbesat e tyre janë duke u rritur, etj.

Thuajse gjysma e çifteve të anketuara kanë thënë se prindërit e njëri-tjetrit ndërhyjnë në lidhje, duke shkaktuar të paktën një konflikt në muaj – përderisa një në pesë çifte kanë deklaruar se vjehrri dhe vjehrra janë përgjegjës për mungesën e privatësisë në martesën e tyre.