Ky person është Granit Neziri 25 vjeçar, ku përmes fotografive në rrjetet sociale shihet se ai i kishte pasion motoçikletat.
Lajmi.net kishte raportuar dje për aksidentin në fjalë dhe kishte njoftuar për gjendjen e rëndë të të aksidentuarit.
Njoftimi i Policisë:
Dje rreth orës 17:00, në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë , ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person ka vdekur.
Në këtë aksident kanë qenë të përfshira një furgon dhe një motoçikletë të cilat ishin në lëvizje.
Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda ka pësuar ngasësi i motoçikletës , i cili nuk ka arrit të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti në QKUK, ka ndërruar jetë, bëhet fjalë për viktimën:
> G. N. 25 vjeç, mashkull, shtetas Kosovar.
Lidhur me këtë aksident nga ana e policisë është arrestuar ngasësi i furgonit, P.M 35 vjeç mashkull shtetas i Republikës së Kosovës, të cilit i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48orësh. Ndërkohë që trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion.
Prej 1 janarit të vitit 2018, deri sot në rajonin e Prishtinës kanë ndodhur, 10 aksidente trafiku me pasoja fatale, ku kanë humbur jetën 11 persona.
Andaj duke parë si shqetësues këtë numër të madh të aksidenteve të trafikut dhe veçanërisht numrin e madh të viktimave nga aksidentet fatale dhe të personave të lënduar, kërkojmë nga të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë me përpikëri të gjitha rregullat e kodit rrugor në mënyrë që bashkërisht të ndikojmë në uljen e numrit të ngjarjeve aksidentale, uljen e vdekshmërisë në komunikacionin rrugor, e rrjedhimisht ngritjen e shkallës së sigurisë në trafik./lajmi.net/