Ky është rendi i ditës i mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, nuk përmendet Demarkacioni

E publikuar: 03/05/2017 10:58
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në orën 11:00.
Këtë e ka konfirmuar për Lajmi.net, sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi.

Ndërsa, vetëm më pak se një orë para fillimit të kësaj mbledhjeje, Kuvendi ka dërguar njoftimin për të dhe rendin e ditës.

Ky është rendi i ditës:

R e n d i i d i t ë s

Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme,

Përgatitjet për seancë plenare të radhës:

Votimi i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për minierat dhe mineralet,

Votimi i Propozim-rezolutës në lidhje me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje,

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për aftësimin, riaftësimin profesional dhe punësimin e personave nga pjesët veriore të Kosovës,

Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini e Sport lidhur me Mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 03/ L-145 për fuqizim dhe pjesëmarrje të rinisë.

III. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 19 prill 2017:

Interpelanca e Kryeministrit të Kosovës Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetes Donika Kadaj-Bujupi, e mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, për çështjen e shfrytëzimit e thëngjillit dhe minierën e Sibovcit,

Interpelanca e Ministrit Blerand Stavileci, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 15 deputetë nënshkrues, në lidhje me Kontratën e privatizimit të Kompanisë së Distribuimit të Energjisë Elektrike,

Votimi i rekomandimeve në lidhje me Mos zbatimi e rekomandimeve të Avokatit të Popullit nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,

Votimi i rekomandimeve në lidhje me shkeljen e të drejtave të punëtorëve në Kosovë.

Përgatitjet për Seancë plenare të re:

Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-122 për Kontrollin e Brendshëm të Financave Publike,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-072 për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetëror, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-124,

Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 05/L-158 për Shoqëritë Tregtare,

Shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 04/L-045 për Partneritet Publiko-Privat.