Ky është Rambo i Irakut nga i cili ka frikë ISIS-i (FOTO/VIDEO)

E publikuar: 15/03/2015 15:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Rambo nga Iraku u bë i famshëm në mesin e ushtarëve, pasi ai ishte paraqitur me armë të rënda dhe me sëpata e më shpata.

Një ish-profesor universitar, 40-vjeçari Abu Azrael i cili siç e quajnë irakianët “Engjëlli i vdekjes”, është bërë një legjendë në mesin e ushtarëve irakianë që luftojnë kundër shtetit islam. Irakianët atë e njohin si ushtar trim, me sëpatë dhe me automatik në dorë, dhe është imazhi kryesor i brigadës “Imam Ali”, i milicisë shiite irakiane që financohet nga shteti iranian, transmeton TetovaSot.

Profilet e tij të rrjeteve sociale kanë më shumë se 250.000 ndjekës. Ebu Azrael dëshiron shumë të fotografohet dhe të del si i guximshëm në fushët e betejës me armë të rënda. Militantët irakianë e njohin atë si “Rambo i Irakut”.

Milici shiit aktualisht është duke luftuar në anën e ushtrisë irakiane për t’u kthyer në qytetin e Tikrit, i cili u pushtua nga shteti islam./TetovaSot/


Lexo më shumë në: http://www.gazetaexpress.com/lajme/ky-eshte-rambo-i-irakut-nga-i-cili-ka-frike-isis-i-foto-87034/?utm_source=referral&utm_medium=web&utm_campaign=copyright