Kompania “LIDL” që është ftuar nga qeveria të investojë në Kosovë është zinxhir i dyqaneve ushqimore në 32 shtete dhe ka traditë 40 vjeçare në Evropë.
Kjo kompani me bazë në Gjermani ka gjithsej 11 mijë e 550 dyqane në Evropë, Amerikë dhe Azi që punësojnë mbi 341 mijë punëtorë shkruan Gazeta Express.
Rrjeti i dyqaneve aktualisht është prezent në Serbi dhe planifikon të hapet edhe në Bosnje e Hercegovinë gjatë këtij viti.
Kryeministri Albin Kurti bashkë me Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdarin dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi kanë pritur dje në takim delegacionin e “Lidl”, kompani e cila pritet të investojë në Kosovë.
Sipas Ministres Hajdari, nga kompania “Lidl” janë zotuar se do të investojnë në Kosovë,
Tutje ka shtuar se me delegacionin e “Lidl” kanë viztuar tri lokacionet strategjike të përshtatshme për qendrën e ardhshme në Kosovë.
“Me delegacionin e kompanisë në fjalë vizituam edhe tri lokacione strategjike të propozuara nga kolegët e KIESA-s, të përshtatshme për qendrën e ardhshme logjistike të kompanisë “Lidl” në Republikën e Kosovës, pas bisedës së tyre më prodhuesit dhe përpunuesit e ushqimit dhe pijeve, potencial i mirë për furnizim për kompaninë “Lidl” dhe exporte në botë”, theksoi ministrja