Gianni Infantino është zgjedhur Presidenti i ri i FIFA-s.
Infantino ka fituar zgjedhjet e sotme pas raundit të dytë, për t’u bërë numri një i institucionit më të madh të futbollit botëror.
Ai e bëri ëndrrën e tij realitet, falë fimit të 56% të votave, përcjellë “Lajmi.net”.
Do të jenë interesante për t’u parë lëvizjet e Infantinos, pasi që ai ka premtuar disa ndryshime të rëndësishme.
/lajmi.net/