Gjykata Speciale do të vendoset në ndërtesën e vjetër të policisë europiane EUROPOL në Hagë të Holandës, shkruan Gazeta Express.
Gjykata, e cila zyrtarisht quhet Kosovo Relocated Specialist Judicial Institution, pritet të fillojë të operojë brenda këtij viti.
Objekti i saj do të jetë në ish –objektin e Europolit derisa të ndërtohet një aneks për Gjykatoren. Në ndërkohë Gjykata do të akomodohet diku tjetër.
Themelimi i saj bëhet për të gjykuar rastet që përfshijnë krimet e kryera gjatë dhe menjëherë pas periudhës së Luftës së Kosovës./GazetaExpress/