Policia turke ka arrestuar një agjent me origjinë serbe nën dyshimet së si spiun i huaj po mbledh të dhëna inteligjente në Suruk të Turqisë, raportojnë mediat vendase, transmeton Indeksonline.
Sipas mediave turke, përfshirë edhe raportimin e të përditshmes “Sabah”, të bazuar në deklaratat e Policisë, një agjent serb dhe britanik janë arrestuar derisa ishin paraqitur si gazetarë të huaj.
Arrestimet janë kryer të hënën në dy aksione të ndara në Suruk. Disa nga mediat raportuan se arrestimet u kryen afër zonës ku operon Partia e Punëtorëve të Kurdistanit.
Dy të arrestuarit janë dërguar për t’u marrë në pyetje në stacionin e policisë në Dijarbakir.