Ajo ofron pamje të gjelbër të qytetit. Ekziston një peizazh pa fund i gjelbër që takon oqeanin blu kudo që të shikoni.
Këtë vend të bukur i cili gjendet në Brazil e ka vizituar edhe ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, transmeton Gazeta Express.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai përmes një fotografie që ka postuar në llogarinë e tij në Facebook.
Edhe Valdrini duket se ka rrezikuar për të realizuar një fotografi të tillë tejet romantike së bashku me bashkëshorten e tij.
“Vec dashnia qe t’man pezull kshtu 😛 – Pedra do Telegrafo, Brasil”, ka shkruar Valdrini./Gazeta Express/


















