Para disa kohe pati gjetur një gabim në faqen e Internetit të ‘Google’. E ndërsa tani Leutrim Berisha nga Prishtina ka gjetur një gabim në një tjetër kompani dhe fjala është për ‘Yahoo’ ku ka gjetur gabimin ‘BUG’ dhe për këtë gjë ai është shpërblyer dhe është listuar mes emrave të shumë personave tjerë që janë treguar vigjilentë për të korrigjuar këtë kompani transmeton parrotlla.net.
Leutrimi gjetjen e gabimeve duket se i ka ‘specialitet’ pasi që tashmë ka gjetur një gabim edhe në Youtube dhe është falendëruar për këtë gjë.
Kujtojmë se Leutrim Berisha është student i Shkencave Kompjuterike dhe studion në UBT.