Lidhja e tyre ka marrë fund kohë më parë, megjithatë ende vazhdon të flitet për ta.
Tuna dhe Cozman i kanë ndarë rrugët thuajse dy vjet më parë. Tashmë këngëtarja ka familjen e saj, bashkëshortin Patris Berisha dhe djalin Tian, ndërsa Cozman, veç romancave për të cilat përflitet vazhdon të deklarohet single.
Megjithatë, nga historia e gjatë e dashurisë me Tunën, reperi i Babastars ruan ende një kujtim, i cili është ndoshta edhe kujtimi i vetëm që mban nga kën
Bëhet fjalë për një mikrofon të personalizuar, dhuratë nga Tuna e që në të cilin shkruhet Cozman. Reperi ka publikuar së fundi një foto ku shihet edhe mikrofoni në fjalë, i mbuluar nga gurë të zinj, mbi të cilët shkëlqen emri Cozman.



















