Edhe pse Kanye West nuk performoi në MTV Video Music Awards 2016, ai përsëri arriti të ketë vëmendjen e publikut me videoklipin e “Fade”.
Fillimisht, kënga ishte ekskluzive vetëm në Tidal, por tashmë mund ta gjeni në llogarinë zyrtare në Youtube të Kanye-s.
Me regjisore Eli Linnetz dhe me balerinë Teyana Taylor, videoja është kthyer në një nga videot më të përfolura të këtij viti. Klipi përbëhet vetëm nga një skenë, e cila është një palestër, ku Taylor kërcen gjatë gjithë kohës.
Për të mos e zgjatur më, thjesht klikoni videon e mëposhtme: