Ky është gjenerali amerikan që mori vendimin ta përjashtojë Kosovën nga “Defender 23”

E publikuar: 30/05/2023 20:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Siç tha ambasadori i SHBA-së, Jeffrey Hovenier, vendimi për përjashtimin e Kosovës nga “Defender 23″ u mor gjatë natës nga komandanti amerikan për Europën.

Christopher G. Cavoli është gjenerali i Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara që shërben si komandant i Komandës Europiane të SHBA-së nga 1 korriku 2022 dhe Komandant Suprem i Aleatëve për Europë që nga 4 korriku 2022. Është ai që ka marrë vendim që ta përjashtojë Kosovën nga kjo ngjarje e rëndësishme.

I ngarkuar në këmbësorinë nga Korpusi i Trajnimit të Oficerëve Rezervë, Cavoli kishte shërbyer edhe në luftën në Afganistan.
Ai e kishte marrë komandën e Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në Europë në një ceremoni më 18 janar 2018 pasi ishte konfirmuar nga Senati për gradim në gjeneral-lejtnant më 20 dhjetor 2017.

Manovra e NATO-s “Defender” përbën njërin nga ushtrimet më të mëdha fushore amerikane në Europë në të paktën 25 vjetët e fundit.Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, më 21 maj, u mbajt ceremonia e hapjes së stërvitjeve ushtarake të ushtrisë amerikane dhe NATO-s, “Defender Europe 2023”.