Ky është futbollisti që pëlqen Adea Pula

E publikuar: 10/11/2017 16:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Por si shumë vajza shqiptare edhe vajza simpatike nga kryeqyteti po e pëlqen shumë një lojtar të futbollit.

Fjala është për Pajtim Kasamin ish futbollistin e Olympiacosit.
Nëse pak i shikoni me kujdes fotot e anëtarit të Sionit, në Instagram e vëreni që në çdo foto që ai e hedh në Instagram, bukuroshja Pula e shpërblen me një pëlqim futbollistin e lindur në Andelfingen të Zvicrës.
Por për çudi futbollistit shqiptar nuk i ka bërë fare përshtypje që pëlqehet shumë nga vajza e cila çmend meshkujt në Prishtinë, ai madje as nuk e ndjek fare në instagram prishtinasen.

Kujtojmë që Kasami është mësuar të ketë punë me bukuroshe seksi, të cilat janë shumë herë më të njohura se Adea.
Ai dikur ka qenë i lidhur me modelen seksi shqiptare Anxhela Martini, e po ashtu ai ishte kapur vitin e kaluar nga fotografët edhe me këngëtaren me famë botërore Nicole Scherzinger, transmeton blic.Kurrë nuk i dihet, ndoshta ky lajm bien “Sebep” që thotë populli, e futbollisti ia kthen followin këngëtares.