Ushtria siriane ka rimarrë Deir al-Zour, bastionin e fundit të të ashtuquajturit Shtetit Islamik në Siri, njoftoi televizioni shtetëror.
“Qyteti është tërësisht i çliruar nga terrorizmi”, raportoi televizioni.
Raporte të tjera thanë se ushtria siriane dhe aleatët e saj po pastronin lagjet e fundit të qytetit nga ISIS-i.
IS kishte kontrolluar shumicën e qytetit që nga viti 2014.
Deir al-Zour kishte një rëndësi strategjike për ISIS-in për shkak të afërsisë me kufirin me Irakun.
Grupi militant ka mbetur tashmë me vetëm në disa lagje në provincën e famshme.