Real Madrid nuk e ka ndërmend të lejojë largimin e portierit Iker Casillas, pas përfundimit të këtij sezoni.
Kapiteni i Los Blancos është në qendër të spekulimeve rreth largimit gjatë afatit kalimtar të verës.
Mirëpo, krerët e klubit e kanë siguruar se ai do të jetë anëtar i rëndësishëm i ekipit edhe në edicionin e ardhshëm, ka bërë të ditur e përditshmja sportive madrilene “AS”.
Reali është i interesuar për transferimin e portierit të Manchester Unitedit, David de Gea.
Por, duket se ardhja e mundshme e tij nuk do të ndikojë tek Casillas, i cili është legjendë e klubit nga Santiago Bernabeu.