Ky është çifti i moshuar që vdiq tragjikisht sot/ Familjari: Dyshohet se zjarri erdhi nga priza ku ishte adapteri i telefonit

E publikuar: 17/03/2024 20:59
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Çifti i moshuar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tyre, sot rreth orës 12:25 në fshatin Pataqan i Poshtëm në Rahovec.

Haki Zeka (85 vjeçar) dhe Zymryte Zeka (68vjeçare) janë dy të moshurit që vdiqen të dielen, shkruan Insajderi.

Rasti u konfirmua nga familjarët e dy të moshuarve ku bën të ditur se ata mbetën të vdekur pas një aksidenti me rrymë.

“Me pikëllim të thellë njoftojmë familjarët, miqtë dhe të njohurit që sot, pas një aksidenti me rrymë, mbetën të vdekur familjarët tanë: Haki Zeka (85 vjeçar) dhe Zymryte Zeka (68vjeçare). Për kohën e varrimit do ju njoftojmë me kohë!” – shkruan Kushtrim Zeka.

Zeka për RTK ka treguar detaje në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

Ai tregon se çifti i të moshuarve kanë jetuar vetëm, pasi që djemtë i kanë pasur në mërgim dhe vajzat të martuara.

Ai thotë se dyshimet janë që fillimisht ka marrë zjarr adapteri i telefonit, më pas është përhapur tymi që duket se ka qenë fatal për të moshuarit.

“Vatra e zjarrit ka ardhur nga prizës ku ka qenë i vendosur mbushësi i telefonit dhe më pas janë djegur mobiliet. Në luftë me zjarrin ata duket se janë asfiksuar dhe kanë humbur jetën.”