Çdokush ka fotografi pothuajse të ngjashme të fëmijërisë, duke qëndruar në krahët e nënës apo babait.
Por, kjo vajzë e vogël e fotografit amerikan Dave Engledow sigurisht se kur të rritet do të kënaqet me fotografitë kreative që ajo i ka bërë me babin e saj.
Prej lindjes së Alice Bee, Dave ka bërë fotografi për një projekt të quajtur “Babai më i mirë i botës”, në të cilin ai dhe vajza e tij janë personazhet kryesore, transmeton Gazeta Express.
Dhe fotografitë janë ndryshe nga që mund të prisni, falë sensit të tij të mrekullueshëm të humorit. Në një listë fotografish më poshtë, do të mund të shihni se çfarë ka realizuar ai me vajzën e tij të vogël.



















































