Ky është artisti që e shoqëroi Hashimin në Paris (VIDEO +18)

E publikuar: 23/10/2015 12:38
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për arsye kardiologjike këto pamje, këto pjesë artistike, nuk sugjerohet assesi të shikohen prej pjesës më konzervative të PDK’së, si Azem Syla, Nait Hasani, Sami Lushtaku etj.

Hashim Thaçi nuk ka shkuar vetëm në Paris, gjatë punimeve të Komitetit Ekzekutiv të UNESCO’s. Zëvendëskryeministri, i cytur nga stafi i tij, me vete ka marrë edhe një dyzinë “artistësh bashkëkohorë”, me gjasë për t’i vënë në lajthitje miqtë ndërkombëtarë për avancimin e artit në Kosovë, mirëpo më shumë se sa kaq për avancimin e tij personal, në përqafimin e rrymave prej më të ndryshmeve të artit.

Në fakt, bëhet fjalë për persona, mbi krijimtarinë e të cilëve qëndron një pikëpyetje e madhe artistike.

Ky korruptim i këtyre artistëve, të cilët dyshohet se ishin paguar nga Ministria e Jashtme për të marrë pjesë në një pritje të Ambasadës tonë në Paris, ka nxitur një valë të madhe të debatit edhe në rrjetet sociale.

Janë përdorur edhe fjalë të rënda në këtë drejtim. Është thënë se këta artistë e kanë shitur b… tek Hashim Thaci.

Në anën tjetër, Express dyshon jashtëzakonisht shumë nëse Thaçi është i njoftuar me punën e artistëve që e shoqëronin atë.

Një prej artistëve që shkoi me të në Paris është edhe Astrit Ismaili. Ne po e sjellim një video-performacë të tij – me vërejtjen që ajo mos të shikohet nga anëtarët konservativë të PDK’së; Azem Syla-Daja, Nait Hasani, Ganimete Musliu, Agush Alushi-Mala, Sami Lushtaku etj.

Me publikimin e këtij shkrimi, Express dëshiron të tregojë se sa ka avancuar Kryetari i PDK’së në përqafimin e kulturave dhe performancave jorapsodike – në frymën e të cilave është rritur Lideri i dashur i PDK’së.

Ndiqeni kete video nga minuta 16:30.