32 vjeçari me origjinë nga Shqipëria ka vdekur në një aksident me veturë në Itali, shkruan Insajderi.
Sipas raportimeve të mediave italiane, bëhet fjalë për 32-vjeçarin, Eduart Hoxha.
Hoxha ishte babai i dy fëmijëve.
Ai u aksidentua me veturën e tij të tipit “Fiat Punto”, ku u përplas nga një “Audi A3”, i cili drejtohej nga një 25 vjeçar.
Viktima jetonte prej vitesh në këtë zonë së bashku me gruan dhe dy fëmijë të vegjël. Ai sapo kishte mbaruar turnin e punës kur ndodhi aksidenti tragjik. 32-vjeçari udhëtonte me një Fiat Punto.