Një i ri 27 vjeçar ka vdekur në orët e mbrëmjes në Kamenicë nga Covid-19.
Reporteri.net mëson se i riu i cili e humbi betejën me coronavirusin është 27 vjeçari Bersant Rahimaj.
Lajmin e për vdekjen e të riut e ka konfirmuar edhe kryetari i Kamenicës Qëndron Kastrati.
“Një djalë të ri kamenicas sot na e morri virusi i zi. Vështirë të gjenden fjalë për familjen, të cilëve iu shprehë dhimbjen më të sinqertë për këtë humbje! Ju qoftë i paharruar kujtimi për Bersantin, djalë shembullor, profesionist i mprehtë, e shok i dashur”, ka shkruar ai.
“Të dashur qytetarë, jam i vetdijshëm për mënyrën se si organizohemi si komunitet; për respektin; modestinë e dashurinë. Kam qenë vet i pranishëm në situata ku tjetri nga keqardhja, apo ndjenja e respektit ka menduar që zgjatja e dorës është e duhur. Ju lutem mos e bëni një gjë të tillë. Respekt sot është të mos ia zgjatësh dorën tjetrit”, tha Kastrati.