Ky djal s’është aspak mirë, transformon veten me vaj dhe alkool (Foto)

E publikuar: 04/05/2015 14:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Romaroi Dos Santos është 25 – vjeç dhe kishte një ëndërr të pazankontë, të kishte muskuj si Hulk (personazh  filmash).

Për t’ia arritur qëllimit, Dos Santos i injektoi krahëve të tij vaj dhe alkool, një përzierje vdekjeprurëse për trupin e njeriut.

Siç raporton “Dailymail”, përdorimi i këtyre substancave gati sa nuk i kushtoi humbjen e krahëve ish – badigardit, ndërsa në rrezik mbetet jeta e tij.

Duke folur për të përditshmën britanike, Dos Santos rrëfen se muskujt e tij të ekzagjeruar, përveç probleme shëndetësore, kanë bërë që njerëzit ta thërrasin  “përbindësh”.

25 – vjeçari shprehet i penduar për vendimin që e shtyu të deformonte trupin e tij në këtë formë dhe thotë se dëshiron që njerëzit të shohin rrezikun përpara se të marrin një vendim të ngjashëm.

“Mund të kisha vdekur dhe gjithçka vetëm sepse doja muskuj më të mëdhenj”, deklaron Des Santon për “Dailymail”. tv klan.al