Aplikacioni i blerë pak javë më parë Musical.ly i kompanisë Kineze ByteDance ka filluar të japë frytet e veta.
Musical.ly u shkri me aplikacionin video të kompanisë TikTok dhe kjo shkrirje bëri që aplikacioni të kryesonte listën e më të shkarkuarve përpara atyre të Facebook.
Konkretisht është më i shkarkuar se Facebook, Instagram, Youtube dhe Snapchat në instalimet mujore gjatë Shtatorit.
Sipas të dhënave të firmës Sensor Tower, instalimet e TikTok ishin më të larta.
TikTok kishte 3.81 milion shkarkime ndërsa Facebook 3.53 milion shkarkime.
Në Qershor u tha se TikTok, i njohur si “Douyin” në Kinë, kishte 500 milion përdorues aktivë në 150 vende të botës. /PCWorld Albanian