Dirkt Kuyt refuzon Barcelonën. Sulmuesi veteran i Feyenoordit prej javësh përflitet se është një nga kandidatët e katalanasve në merkaton e Janarit por lojtari ka thyer heshtjen duke qartësuar të ardhmen e tij. 35-vjeçari tha se tifozët e Feneyoord nuk duhet të shqetësohen pasi ai do ta çojë deri në fund atë që ka nisur me ekipin duke refuzuar kështu një kalim të mundshëm në Janar te Barcelona.